TIRANE- Si rrallëherë, PS u dërgon mesazh gjithë deputetëve të grupit parlamentar, duke u kërkuar të marrin pjesë me patjetër në seancës e së enjtes (25 Shkurt). Ky ultimatum vjen pasi të enjten pritet të votohen dekretet për ministrat e rinj, Ahmetaj dhe Ekonomi. Për të nisur votimin për dekretet duhet që në sallë të jenë të paktën 71 të pranishëm.
Ndërsa për ta miratuar atë mjaftojnë edhe 36 vota, pra një më tepër se gjysma.