Ata që kanë probleme me gjumin, kanë një “aleat” të ri.
Konsumimi i një cope çokollatë të zezë para gjumit mund të garantojë një gjumë të qetë.
Çokollata ka në përbërje magnez, një mineral esencial që “nxit” orën biologjike dhe rregullon ritmin zgjim-gjumë.
Studiuesit thonë se magnezi ndihmon sistemin imunitar dhe i bën mirë zemrës, shkruan shekulli. Magnezi gjendet edhe te peshku, bananet, avokadoja, frutat e thata etj.