Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e ka quajtur këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, bashkëkombasen e tij.
Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë reagime. Gjuriç e përmendi Lipën në replikat që pati në “Twitter”, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Ndërkohë ky koment është cilësuar si provokim nga mbështetës të këngëtares.
“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet edhe nga përdoruesit e Twitter-it që kanë shpërndarë fjalimet e Dua Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës dhe se sa krenare është që është shqiptare.