Aktualitet

Komisioni i Rithemelimit gjeti derën mbyllur, Bardhi: Nuk njoftuan administratën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 05/01/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, komentoi në një deklaratë për mediat vizitën e Komisionit të Rithemelimit i cili ishte ditën e sotme në godinën e selisë, por gjetën dyert mbyllur.

Bardhi tha se çdo anëtar lejohet të futet në seli dhe se për këtë duhet të njoftohet administrata. Sipas tij është i lejuar të futet në PD çdo deputet mjafton që të mos shoqërohet me trafikantë droge.

“Kush tha nuk është lejuar Noka? Nëse ti vjen tek dera ndërsa nuk njofton administratën e  PD. Brenda selisë po kryhen punime. Nuk ka nevojë për leje për të hyrë në seli, por siç unë marr në telefon administratën për të hyrë në seli, cilido duhet ta bëjë. Është i lejuar të futet në PD çdo deputet e rëndësishme që të që të mos shoqërohen me trafikantë droge. Grupi kriminal B9 nuk lejohet. Çdo deputet është i lirë të futet në selinë qendrore të PD, as nuk është dhe as nuk ka për tu ndaluar sa kohë është anëtar i PD’, tha ai.

Pas