Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prova të reja për Dakon, PD: Përgjimet që kanë dalë janë vetëm fillimi

2018/11/20 at 11:42 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Prova të reja për Dakon, PD: Përgjimet që kanë dalë janë vetëm fillimi

Deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka, të martën, deklaroi se Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim.


Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Duka tha se fshehja dhe heshtja për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, pazaret okulte që bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk prishin provat e dosjes voluminoze 339.

Sipas saj, përgjimet në dosjen 339 janë me qindra dhe ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

“Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri”,-tha Duka.

Deklarata e plotë:  

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.

Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.

Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.

Etiketa: Dakodosja 339PDpergjimetprovat e reja


Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Para
Rama: Që prej së shtunës kemi një problem me Presidentin Meta

Rama i kthehet paketës anti-shpifje: Në Kuvend pas Vitit të Ri

Video/ Moderatorja shqiptare nuk ndalon dot të qeshurën në transmetim live

Video/ Moderatorja shqiptare nuk ndalon dot të qeshurën në transmetim live

Xhensila ka një kërkesë për Besin: Të lutem qëndro me ne pak më shumë

Xhensila ka një kërkesë për Besin: Të lutem qëndro me ne pak më shumë
















TE FUNDIT

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
21 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan dhe nuk do të përdorin forcën për të marrë Groenlandën, ishullin e vetëqeverisur...

Lexo më shumë

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com