Protestuesit bllokojnë rrugën e “Durrësit”, ecin drejt Zogut të Zi. Pasi lanë Kryeministrinë dhe shkuan në drejtim të qendrës së kryeqytetit, protestuesit po marshojnë drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi.
Deri në këto momente protesta është e qetë, ndërsa shoqërohet me thirrje të disa protestuesve, kundër kryeministrit Rama.
Nuk dihet nëse ata do të bllokojnë rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, por deri më tani policia ka bërë bllokimin e rrugës së “Durrësit” dhe “Mine Peza”./Opinion.al