Ende nuk dihet se kush i ka organizuar, por të hënën një grup protestuesish u mblodhën përpara selisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar largimin e kreut të saj, Ilir Meta.
Lëvizja quhet “Çohuni socialistë”, raporton News24.
Protestuesit janë anëtarë të PS nga disa degë të ndryshme në rrethe.
Sipas tyre, Edi Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij. “Në parti ka tre vite që nuk bëhen zgjedhje,” thonë ata. Edhe deputeti socialist, Ben Blushi e ka kritikuar mungesën e zgjedhjeve në PS.