Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Twitter është shprehur se opozita është e verbuar nga dëshpërimi dhe humbjet.
Spiropali ka ironizuar protestën duke thënë se opozita do të mund të marrë vetëm mesazhin ngushëllues të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!”/ Opinion.al E.Xh.