Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në Tiranë/ Arrestohet i riu me kanabis, nën hetim 18 të tjerë

2020/12/13 at 11:34 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta në Tiranë/ Arrestohet i riu me kanabis, nën hetim 18 të tjerë

Një 21-vjeçar është arrestuar, ndërsa 18 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës, për shkak të pjesëmarrjes në tubimin e mbrëmshëm në kryeqytet.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë.

Autoritetet informojnë se nga kontrolli fizik, iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesëmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia informon se janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë 1 prej pjesmarrësve në tubim pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet lëndë narkotike kanabisi, ndalohet edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për protestën e datës 09.12.12, sërish pjesëmarrës në protestën e djeshme si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 18 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë, duke hedhur ndaj tyre sende të forta si gurë, lëndë piroteknike si dhe sende të tjera, ku nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh. (T)., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.

Si pasojë e dhunës me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të DVP Tiranë dhe punonjësve të Policisë të planizuar me sherbim për ruajtjen e këtij institucioni është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë 1 punonjës policie.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Eskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një 55-vjeçar

Eskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një 55-vjeçar

Ktheu buxhetin 2021, Meta: Mbi 50,000 qytetarë humbën punën

Ktheu buxhetin 2021, Meta: Mbi 50,000 qytetarë humbën punën

Protesta/ Voltana Ademi: Nuk kemi organizuar asgjë! Policia nuk reagoi

Protesta/ Voltana Ademi: Nuk kemi organizuar asgjë! Policia nuk reagoi

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com