Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në 50 shtete/ Mijëra amerikanë në rrugë, kundër politikave të Trump

2026/03/29 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në 50 shtete/ Mijëra amerikanë në rrugë, kundër politikave të Trump

Qindra mijëra qytetarë amerikanë dolën në protesta në raundin e tretë të tubimeve “Nuk ka mbretër”, duke kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump mbi çështjet ekonomike dhe luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.


Mbi 3200 tubime raportohet se u mbajtën në 50 shtetet amerikane, ku protestat më të mëdha u zhvilluan në qytete si New York City, Dallas, Philadelphia dhe Washington, D.C..

Një nga tubimet kryesore u mbajt në St. Paul, ku mijëra persona u mblodhën pranë Kapitolit të shtetit Minesota. Protestuesit mbanin pankarta me fotografitë e dy qytetarëve amerikanë, të vrarë nga agjentë federalë të emigracionit në fillim të këtij viti, duke i kthyer ngjarjet në simbol të pakënaqësisë ndaj politikave të emigracionit.

Në New York City, dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Manhattan-it, ndërsa aktori Robert De Niro, një nga organizatorët, paralajmëroi për rrezikun që, sipas tij, paraqet presidenca e Trump për liritë dhe sigurinë.

Ndërkohë, në Washington, D.C., protestuesit u mblodhën në National Mall, duke brohoritur slogane në mbështetje të demokracisë dhe kundër presidentit.

Protestat u shoqëruan edhe me incidente. Në Los Angeles, dy persona u arrestuan pasi sulmuan agjentë federalë pranë një ndërtese qeveritare, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Arrestime pati edhe në Dallas pas përplasjeve të vogla mes protestuesve dhe kundërprotestuesve.

Organizatorët deklaruan se protestat ishin një reagim ndaj politikave të presidentit, përfshirë përfshirjen në luftën me Iranin, zbatimin e rreptë të ligjeve federale të emigracionit dhe rritjen e kostos së jetesës. Në një deklaratë të tyre, ata akuzuan Trump se po përpiqet të qeverisë në mënyrë autoritare, duke theksuar se “pushteti i takon popullit dhe jo ‘mbretërve të mundshëm’ apo aleatëve të tyre miliarderë”.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i quajti protestat “seanca terapie për urrejtjen ndaj Trump” dhe minimizoi rëndësinë e tyre, duke thënë se ato interesojnë vetëm mediat. Ndërkohë, Donald Trump po përballet me një rënie të mbështetjes nga qytetarët amerikanë, sipas një sondazhi të fundit nga Ipsos.

Protestat masive në të gjithë Shtetet e Bashkuara vijnë në prag të zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, të cilat pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit amerikan.



Ju sugjerojmë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Para
Lindja e Mesme, BE pas përfshirjes së Huthit: Shmangni ujërat e Jemenit

Lindja e Mesme, BE pas përfshirjes së Huthit: Shmangni ujërat e Jemenit

Trupat e SHBA-së në Lindjen e Mesme, kryeparlamentari i Iranit: Ejani, po ju presim

Trupat e SHBA-së në Lindjen e Mesme, kryeparlamentari i Iranit: Ejani, po ju presim

Çmimi i naftës, Berisha: Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit

Çmimi i naftës, Berisha: Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit
















TE FUNDIT

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
8 Korrik, 2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende...

Lexo më shumë

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
8 Korrik, 2026

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}