Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta kundër shkarkimit të presidentit rajonal të Katalonjës

2020/09/29 at 6:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kundër shkarkimit të presidentit rajonal të Katalonjës

Në rajonin spanjoll të Katalonjës, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të mbajtur presidentin e tyre rajonal, Quim Torra, por politikani duhet të japë dorëheqje nga posti i tij për “mosbindje”.


Mijëra vetë demonstruan në të gjithë Katalonjën mbrëmjen e së hënës vonë kundër shkarkimit të Quim Torras. Sipas raporteve të medias, 500 deri në 1000 vetë u mblodhën në Barcelonë, ndër të tjera, dhe marshuan drejt Parkut Ciutadella përpara parlamentit rajonal. Ata sulmuan policinë me fishekzjarre, qese mbeturinash, gurë dhe koka derri. Përveç kësaj, protestuesit i vunë flakën koshave të plehrave. Pati protesta edhe në pjesë të tjera të Katalonjës.

Drejtësia spanjolle më parë e pati shkarkuar Torrën për mosbindje. Gjykata e Lartë e Spanjës në Madrid e mbështeti një vendim përkatës të Gjykatës së Lartë Rajonale të Katalonjës të dhjetorit të kaluar, sipas të cilit Torra nuk mund të mbajë funksione publike për një vit e gjysmë.

Arsyeja: Para zgjedhjeve parlamentare spanjolle në 28 Prill të vitit të kaluar, 57-vjeçari refuzoi të hiqte simbolet e lëvizjes së pavarësisë nga selia e qeverisë së tij në Barcelona dhe ndërtesa të tjera publike, megjithëse komisioni i zgjedhjeve e kishte urdhëruar këtë. Vëzhguesit druhen se largimi nga posti i Torras në mes të krizës së Coronas dhe tri vjet pas referendumit të paligjshëm të pavarësisë më 1 tetor 2017, do të çojë në një përshkallëzim të ri dhe të rrezikshëm të konfliktit të Katalonjës.

Akuzat e Torras ndaj gjykatës

Torra tha se nuk do ta pranonte vendimin. Në një fjalim televiziv, ai e akuzoi Gjykatën e Lartë se dëshironte të përmbyste qeverinë rajonale dhe të rrezikonte stabilitetin e rajonit në mes të pandemisë së Coronas. “Hakmarrja” është më e rëndësishme për gjyqtarët se “shëndeti dhe jeta e njerëzve”.

Qeveria rajonale katalanase edhe pa këtë është tashmë në një krizë të thellë. Partia e Torra Junts per Catalunya (Së bashku për Kataluninë) është grindur me partnerin e saj të koalicionit, partinë Esquerra Republicana de Catalunya (ERC). E paqartë mbetet nëse të dyja partitë mund të bien dakord për një president të ri rajonal.

Rëndësia i vendimit për të gjithë Spanjën

Por vendimi mund të ketë pasoja edhe për të gjithë Spanjën. Në Madrid, qeveria e koalicionit e kryeministrit Pedro Sánchez nuk ka shumicën e saj në parlament. Qeveria e tij e minoritetit varet nga mbështetja e deputetëve katalanas për të miratuar buxhetin.

Lëvizja katalonase e pavarësisë mbajti një referendum në 1 Tetor 2017 kundër vullnetit të Madridit. Më pas ajo madje shpalli pavarësinë e rajonit për një kohë të shkurtër. Qeveria qendrore në Madrid e pezulloi më pas autonominë e Katalonjës dhe e shkarkoi qeverinë e atëhershme rajonale.

Torra e mori detyrën në 2018. Ai konsiderohet si një vijues i vijës së ashpër midis separatistëve. Në fjalimin pas zgjedhjes së tij si president rajonal, ai tha se do të vazhdonte t’i përmbahej rezultatit të referendumit 2017 dhe se donte të ndërtonte një republikë katalanase./ DW



Ju sugjerojmë

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

11 Korrik, 2026 2:47 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Para
Fëmija i Harryt dhe Meghanit nuk do të llastohet, ja plani i prindërve

Lanë Pallatin për privatësi, Harry e Meghan një show si familja Kardashian

“Provat publike nesër”, PD-Manastirliut: Ky është zjarr që të çon në burg

Qytetarëve iu ndërrojnë vendbanimin, PD: Do padisim Lleshajn dhe Doracajn

COVID-19 në Britani/ Mbi 7 mijë raste të reja, rritet numri i viktimave

COVID-19 në Britani/ Mbi 7 mijë raste të reja, rritet numri i viktimave
















TE FUNDIT

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jalë në një bashkëbisedim me të rinjtë. Shefi i qeverisë komentoi protestat dhe ndikimin e algoritmit....

Lexo më shumë

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
11 Korrik, 2026

Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}