Edhe mbrëmjen e sotme Tirana është përfshirë nga kaosi për shkak të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.
Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimin e protestuesve mes të cilëve ka dhe të mitur. “BalkanWeb” raporton se një nga protestuesit është shoqëruar nga forcat “Shqiponja”, teksa deklaronte se ishte 13 vjeç dhe se nuk kishte bërë asgjë.
Aktualisht, policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë./ Opinion.al