Aktualitet

Protesta/ Florjan Binaj: Artistët të vijnë të protestojnë, nuk u bien ndjekësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:07 - 11/10/21 |
Opi Nion

Një tjetër protestë është mbajtur ditën e sotme përpara Kryeministrisë për uljen e taksave dhe uljen e çmimeve të ushqimeve të shportës apo karburantit.

Në këtë protestë ishte e konsiderueshme prezenca e qytetarëve edhe pse kushtet meteorologjike nuk ishin të favorshme.

Ndër personat që kanë mbajtur fjalën ka qenë dhe artisti, aktori i humorit Florjan Binaj.

“Do doja të ishin këtu të gjithë të rinjtë dhe të rejat dhe të mos e ndiqnin këtë protestë nga Instagrami.

U bëjë thirrje të gjithë artistëve ejani dhe protestoni se nuk u bien ndjekësit në Instagram nëse protestoni.

Jemi këtu sepse të gjithë e duam Shqipërinë si Europa po vetëm çmimin e karburantit kemi si Europa.

E duam Shqipërinë si Europa, por vetëm qiratë e apartamenteve kemi si Europa. E duam Shqipërinë si Europa por vetëm çmimet kemi si Europa. Ejani të mblidhemi të gjithë këtu.”– tha Florjan Binaj. /Opinion.al

Pas