Vijon edhe sot protesta e pedagogëve të cilët kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre, ndër to rritja e pagave.
Kryetari i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij, para të pranishmëve ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të kalojnë në grevë urie.
“Kërkesat tona janë minimaliste. Kësaj jave sindikata do të jetë në parlament për të diskutuar në lidhje me kërkesat e pedagogëve. Shpresojmë që ambasadat të sensibilizohen për situatën në arsimin publik. Sindikata, në bashkëpunim me degët e saj me të gjitha universitetet është duke diskutuar për hapat e radhë. Në këto kushte ku jemi ka pasur propozime që të shkojmë në grevë urie. Nuk do na shkonte por mund të përdoret si një nga variantet për të ushtruar presion mbi autoritetet që të reagojnë siç duhet”- u shpreh Kovaçi.