Bota

Gjenden 8 persona të vdekur në një banesë në SHBA, policia nis hetimet për vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 28/10/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Broken Arrow, Oklahoma të SHBA-së.

Tetë persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi pasi kjo e fundit ishte përfshirë nga zjarri ditën e enjte, raportoi policia e SHBA-së. Në lidhje me ngjarjen autoritetet vendase kanë nisur hetmiet për vrasje.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në bllokun 400 të South Hickory Avenue.

“Dëshmitarët deklaruan për policinë se në shtëpi jetonte një familje prej tetë anëtarësh, mes të cilëve gjashtë ishin fëmijë”,  bëri me dije Departamenti i Policisë së Broken Arrow gjatë një konference për shtyp.

Mediat e huaja raportojnë se policia nuk ishte në gjendje të konfirmonte se cilët janë viktimat e ngjarjes./Opinion.al

Pas