TIRANE- Një sërë rrugësh në Tiranë do të bllokohen nesër kur pritet të mbahet protesta e PD-së përpara parlamentit. Policia ka publikuar planin e masave. Policia do të bllokojë edhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Skenderbej.
Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë:
Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha)
Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej.
Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve)
Rrugica pranë Infosoft tek ish-PD
Makinat që do të gjendet të parkuara pas mesnates ne keto rruge do te merren me karroetrec nga Rrugoret.
Autobusët që vijnë nga rrethet do të ndalojnë tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik.