Pas protestës së opozitës, Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shefin i SHISH, Helidon Bendo.
Në qendër të diskutimit mësohet se ka qenë protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në të nga të dyja palët, protestuesit edhe policia.
Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar, ndërsa mbi 50 protestues të ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.
Mes të plagosurve nga radhët e protestuesve ishte sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi. Ky i fundit u godit me shkopinj gome nga Forcat Speciale pasi ishte rrëzuar në tokë./ Opinion.al E.Xh.