“Stan me lepuj” i cilëson krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj protestuesit e opozitës.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak online pasi doli nga SPAK, Veliaj tha se “çapaçula me molotov janë imitim i dobët i ultrasve të Fanatiksëve të Tiranës. Këta nuk kanë lidhje me Tiranën”.
Pjesë nga fjala e Veliajt
Këta i ka marrë malli që të qelben… i ka marrë malli të ndërtojnë kuturru përreth sheshit Skënderbej. Janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta. Janë stan me lepuj. Mbushur sheshi me turistë dhe fotografonin këta që kanë nostalgji Tiranën e ’94. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të kthehet pas. S’kanë çi bëjnë Tiranës. Çapaçula me molotov janë imitim i dobët i ultrasve të Fanatiksëve të Tiranës. Këta nuk kanë lidhje me Tiranën.