Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e opozitës, Paloka: Ne nuk do t’i ndalojmë qytetarët

2019/04/12 at 8:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës, Paloka: Ne nuk do t’i ndalojmë qytetarët

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në “Abcnews” ka folur në lidhje me protestën e opozitës  që do të zhvillohet ditën e nesërme.


Paloka është shprehur se qëllimi i opozitës është masiviteti i protestuesve për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Demokrati nuk dha shumë detaje se çfarë do të ndodhë konkretisht në protestën e nesërme, por shtoi se protesta do të zgjasë sa të duan protestuesit.

Po ashtu, ai foli dhe për protestat paraardhëse të opozitës duke thënë se në fokus të tyre nuk kanë pasur dhunë. Sipas tij, çdo incident që ka ndodhur është provokuar nga policia me urdhër politik.

 “Protestën e tretë të madhe, të cilat siç kemi deklaruar dhe rezultuar kanë qenë në rritje, nga ajo e 16 Shkurtit në 16 Mars dhe jemi të bindur që nesër masa e njerëzve do të jetë më e madhe. Ky është qëllimi kryesor. Kjo është ajo që e ka trembur. Edhe sondazhet e tij tregojnë se sot opozita është mazhorancë dhe Rama ka rënë ndjeshëm në minorancë.

 Këto janë detaje që do t’i shihni nesër. Nuk mendoj se ka rëndësi të madhe për njerëzit. Çdo qytetar që mendon si ne, që ka bindjen si ne, nesër duhet të gjejë momentin të bëjë sakrificën e tij, të japë kontributin e tij, duke marrë thjesht pjesë në këtë protestë. Për të treguar dhe ai që edhe në Shqipëri fillon ndryshimi dhe ndryshimi fillon me largimin e Ramës. Pastaj, sa do rrinë, kush do flasë, këto janë detaje që merren organizatorët. Për detajet merren organizatorët. Zyrtare është që ne kemi thirrur shqiptarët. Sa do zgjasë protesta? Këto janë detaje teknike. Sa ta vendosin qytetarët. Ne nuk i ndalojmë.

 Ne kemi zhvilluar protesta pasdite dhe të vetmit që janë tensionuar kanë qenë forcat e Lleshit. Nuk po them policia, po them për njerëz që sot marrin urdhra politik dhe zbatojnë vetëm urdhra politik. Janë gati të përleshen, të hedhin bomba me gaz edhe fëmijëve në mëngjes siç është rasti te Bulevardi i Ri. Nuk i vë faj çdo njeriu që mban uniformë, por ama nuk duhet të përdoresh.

Ne kurrë nuk kemi reaguar dhunshëm, pavarësisht akuzat kanë qenë se protestat kanë qenë të dhunshme. Nuk ke një polic të plagosur. Përkundrazi ke me dhjetëra qytetarë që kanë përfunduar në spital. Ne japim garanci se nuk nxisim askënd që të ushtrojë dhunë. Por ka një faktor tjetër. Mos të harrojmë që revolta, pakënaqësia është kthyer në urrejtje ndaj Edi Ramës. Po të jesh në turmë e ndjen këtë. Përderisa ne marrim përsipër protestën, ne marrim përsipër drejtimin e saj. Nuk jemi si Edi Rama”, tha Paloka/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Arbana Osmani surprizohet nga djali i saj

Arbana Osmani surprizohet nga djali i saj

Trafikonin kokainë, si u arrestuan 6 persona në Elbasan

Trafikonin kokainë, si u arrestuan 6 persona në Elbasan

Përplasja e grabitësve me policinë, banori: Tre minuta luftë

Zbulohen identitetet që përdorte Admir Murataj
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}