Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën.
Policia dhe forcat RENEA janë vënë në gatishmëri dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.
Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha thirrI një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë në orën 20:30.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.