Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka nisur edhe shoqërimet në komisariat ndaj personave të cilët kanë ushtruar dhunë ditën e sotme.
Partia Demokratike raporton për disa persona të shoqëruar në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë ish-deputetë të PD kanë shkuar në komisariat dhe kërkojnë lirimin e tyre.
Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë shkuar Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.
Po ashtu, polica ka rrethuar pësëri Kryeministrinë dhe Kuvendin, për të mbledhur prova nga vendi i protesës.
Kujtojmë që, protestuesit ditën e sotme u përplasën më policinë, duke shkuar deri të shkallët e Kryeministrisë. Më pas protestuesit vijuan aksionin e tyre para Kuvendit, ku forcat e policisë përdorën gazë lotsjellës për largimin e tyre.
Gjithashtu bëhet me dije, se disa punonjës policie dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime ditën e sotme,./ Opinion.al E.Xh.