Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e opozitës, Berisha paralelizon Ramën me Hoxhën

2026/02/20 at 7:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës, Berisha paralelizon Ramën me Hoxhën

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës së opzitës ka hequr disa herë paralele midis regjimit të Enver Hoxhës dhe qeverisjes së Edi Ramës.
“Në qoftë se Enver Hoxha me varfërinë, mjerimin, skamjen, urinë kronike, shtypjen dhe indoktrinimin, i shndërroi shqiptarët në një popull fantazim, Edi Rama me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, mashtrimin, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve, po përzë shqiptarët nga Shqipëria, po shkreton kombin dhe vendin për të ndërtuar parajsën e tij dhe të hajdutëve të tij”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Të dashur miq, satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet, vdiq në vitin 1985, por e vërteta është se ai, diktatura e tij, vazhduan sundimin fuqiplotë gjer ditën që ne shembën shtatoren e tij, kultin makabër të Enver Hoxhës, që kishte pushtuar shpirtrat e shqiptarëve.
Njëlloj, sot Edi Rama është një kufomë politike, është një kalbësirë politike, i damkosur, i diskredituar, i tmerruar.
Por prapëseprapë, njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, do mbetet në atë zyrë për sa kohë ne nuk do ta tërheqim prej saj siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror 35 vite më parë. Miq, diktatura hoxhiste ishte një diktaturë e pashembullt në Europë.
Ajo, përveç lojës së luftë së klasave, me të cilën ekzekutoi mijëra e mijëra shqiptarë për liri, dinjitet, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria, internoi me dhjetëra mijëra të tjerë, persekutoi me qindra mijëra, përdori përveç kësaj tiraninë e mjerimit, izolimin më të thellë, indoktrimin më ekstrem.
Pra, ai regjim 46-vjeçar vendosej mbi disa shtylla që rëndonin çdo ditë mbi shqiptarët.
Sot, regjimi i Edi Ramës përsëri ngrihet mbi tre shtylla turpi, mbi tre shtylla, të cilat rrënojnë çdo ditë qenien tonë.
Në qoftë se Enver Hoxha me varfërinë, mjerimin, skamjen, urinë kronike, shtypjen dhe indoktrinimin, i shndërroi shqiptarët në një popull fantazim, Edi Rama me politikat e tij, me vjedhjet, farsën elektorale, mashtrimin, me krimin dhe ligjin mburojë, po e shndërron Shqipërinë në dheun e joshqiptarëve, po përzë shqiptarët nga Shqipëria, po shkreton kombin dhe vendin për të ndërtuar parajsën e tij dhe të hajdutëve të tij.
Miq, pra, ngjashmëritë janë tmerrësisht të hidhura.
E vërteta është se kurrë ky komb nuk është vjedhur siç vidhet sot nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Miliarda euro Porti i Durrësit, në të cilin ai ndërton Dubain e 1001 netëve të tij.
Qindra milionë euro me AKSHI-n e Lindave.
Qindra milionë euro me Erion Veliajn dhe inceneratorët.
Miliarda me Lubinë e tij në rrugë dhe punë që nuk janë kryer kurrë.
Dhe këto para, përveçse në parajsat e tyre, shndërrohen në një krim të tmerrshëm elektoral.
Shndërrohen në vota të blera.
Dhe votat e blera shndërrohen në vjedhje edhe më të mëdha.
Ndaj dhe shqiptarët marrin rrugët e dheut tashmë jo si një popull fantazmë, por si një popull që braktis dheun e tij të bekuar sepse pasuritë e këtij vendi janë shndërruar në pasuri të mallkuara për qytetarët e tij.




Ju sugjerojmë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Bota

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

3 Korrik, 2026 12:52 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
Para
Protesta e opozitës vijon tek Kuvendi i Shqipërisë

Protesta e opozitës vijon tek Kuvendi i Shqipërisë

Kupola drejtuese e PD në seli, si do të vijojë protesta?

Kupola drejtuese e PD në seli, si do të vijojë protesta?

Mbyllet protesta, Berisha: Përshkallëzimi i Ramës, bomba tymuese në territorin e PD

Mbyllet protesta, Berisha: Përshkallëzimi i Ramës, bomba tymuese në territorin e PD
















TE FUNDIT

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
3 Korrik, 2026

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur...

Lexo më shumë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
3 Korrik, 2026

Sipas ABC News, Departamenti i Drejtësisë refuzoi të jepte informacione shtesë në lidhje me dosjet Epstein, duke pretenduar se dokumentet...

Lexo më shumë

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
3 Korrik, 2026

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}