Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 16-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndërkohë kjo është protesta e parë që mbahet pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike që u mbajt më 11 Korrik.
Temperaturat e larta kanë ndikuar në pjesëmarrjen e protestës pasi ka një numër më të reduktuar qytetarësh që kanë dalë në shesh. Shumë prej atyre që janë pjesëmarrës kanë zgjedhur të mbrohen me çadra, të cilat mbajnë logon ku kërkohet lirimi i kreut të PD, Sali Berisha.
Organizatorët kanë vendosur të mos ketë djegie gomash, por në shenjë revolte nuk përjashtohet që të hidhen shishe molotov në drejtim të bashkisë.