Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e 16 marsit, ja çfarë ka kërkuar Basha

2019/03/07 at 10:20 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagimi për krizën, Der Spigel kritika ndërkombëtarëve

FILE PHOTO: Supporters of the opposition party shout slogans during an anti-government protest in front of the Prime Minister Edi Rama's office in Tirana, Albania February 16, 2019. REUTERS/Florion Goga/File Photo

Protesta e 16 marsit do të jetë vendimtare për opozitën, për të parë pastaj aksionin që do të vazhdojë.  Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 11:00, ndërsa partitë opozitare kanë nisur përgatitjet për të mbledhur sa më shumë njerëz.  Kryedemokrati iu ka dërguar kryetarët të degëve gjithë direktivat.


Në mbyllje të protestës së fundit, Lulzim Basha deklaroi: “Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS“.

Udhëzimi i plotë i Lulzim Bashës për protestën e 16 marsit
1. Kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe moblizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në Protestën e Madhe të datës 16 Mars 2019, ora 11.00, në Tiranë.

2. Të Deleguarit e Kryesisë për secilin Qark janë sipas ndarjes së bërë edhe më parë. Ndarja e anëtarëve të grupit të të Deleguarve në Qark, sipas degëve në përbërjen e Qarkut, përcaktohet me konsensus mes Kryetarëve të Partive dhe anëtarëve të grupit të të Deleguarve, ku përcaktohet edhe zona përkatëse e tyre.

3. Për marrjen e masave lidhur me protestën të Deleguarit e Kryesisë së PDSH dhe Kryetari i Degës, koordinojnë për organizimin e mbledhjes së Kryesisë së Degës. Mbledhja e Kryesisë së Degës, të zhvillohet brenda datës 8 Mars 2019. Kryetari i Degës njofton të Deleguarin për orën dhe datën e mbledhjes së Kryesisë.

4. Kryesia e Degës dhe të deleguarit, diskutojnë:

Përgatitja për pjesëmarrje në Protestën e madhe më 16 Mars 2019, ora 11:00, në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

Ndarja e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

Parashikimi i pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega.

Mbledhja e Aktivit të zgjeruar të cdo Grupsekisoni në Degë, mbi modalitetet e protestës dhe nxitjen e strukturave për t’u angazhuar për pjesëmarrje në protestë.

5. Kryetarët e Degëve kanë për detyrë të njoftojnë me shkrim Sekretariatin Organizativ për realizimin e detyrave të mësipërme. Të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së njoftojnë për problematikat që hasin në degët ku janë caktuar për të punuar, si dhe mbi gjendjen e Degës dhe gadishmërinë e saj për protestat.

6. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të ndihmuar Degët që kanë nën përgjegjësi për realizimin e objektivave të mobilizimit të qytetarëve për pjesëmarrjen në Protestën e 16 Marsit. Grupet e Monitorimit janë përgjegjëse për të mbledhur informacion mbi mënyrën e organizimit të punës nga Degët për Protestën e 16 Marsit. Ato informojnë në mënyrë të përditshme, Koordinatorin e Grupit, lidhur me informacionet që marrin. Për çdo problematikë të hasur nga sot e deri në përfundimin e protestës, Koordinatorët e Grupit informojnë menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e PDSH, dhe marrin kontakt me Kryetarët e Degëve për të zgjidhur problematikën e konstatuar apo për t’i nxitur në angazhimin e Degës për mobilizimin e protestës./ Opinion.al

Etiketa: protesta


Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Para
Survejimi i Bashës, reagon PD: Operacion klandestin dhe kriminal i Xhafajt e Ramës

"Të gatshëm të pranojmë një qeveri të majtë që të përgatisë zgjedhjet"

Kylie Jenner merr propozimin për martesë, ajo jep përgjigjen e saj

Tipari më joshës sipas shenjës së horoskopit

Artan Hoxha: Ju tregoj bandat kryesore të ‘97

Artan Hoxha: Ju tregoj bandat kryesore të ‘97
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com