TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur në mbledhjen e grupit të PD tha se protesta e nesërme do të jetë aksion në parlament dhe jashtë tij.
“Ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie dhe akti i fundit. Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë fort në zgjidhjen për largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të reja. Bashkë me socialistët e zhgënjyer dhe kokulur me këtë qeveri. Edhe nesër këtë do të bëjmë, këtë zgjidhje do të shërbejmë, përmes aksionit të koordinuar përmes deputetëve në sallën e parlamentit dhe qytetarëve jashtë.
Deputetët tanë do të argumentojnë në foltore pse ky është buxheti i recesionit. Përveç amatorizmit, filli që përshkon këtë buxhet dhe paketën fiskale është paniku. Bandat oligarke janë në panik. Qytetarët para parlamentit do të vijojnë protestat dhe aktet demokratike paqësore”, tha Basha.