Gjatë kohës që studentët e Universitetit të Tiranës protestonin përpara Kryeministrisë kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, një helikopter i Ministrisë së Brendshme është parë të fluturojë mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Helikopteri është fotografuar nga studentët dhe fotot e postuara fillimisht në faqen “Protestuesi” kanë qarkulluar menjëherë në rrjetet sociale. Po kjo faqe pyet se “çfarë ka me protestën helikopteri i MInistrisë së Brendshme?”.
Studentët protestuan sot kundër asaj që e quajnë klientelizëm me të drejtën për arsim publik.