Aktualitet

Prostitucion në qendër masazhi, në pranga menaxheri që shfrytëzonte vajzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 11/11/20 |
Al Do

Vijojnë të zbulohen raste të tjera të fenomenit të prostitucionit brenda qendrave të masazhit.

Një 35-vjeçar është vënë së fundi në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.”, njofton policia.

Janë proceduar gjithashtu penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Muajt e fundit policia ka goditur disa raste qendrash masazhi të cilat shërbejnë për të fshehur aktivitete të shfrytëzimit të prostitucionit. /Opinion.al

Pas