Kronikë

Prostitucion në hotelin në Pogradec, në pranga 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 12/05/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “Restart”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit është zhvilluar në Pogradec.

Bëhet me dije se janë vënë në pranga 4 persona, midis tyre pronari dhe administratorja e hotelit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve kriminale të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Në bazë të punës hetimore disajavore, provave të grumbulluara dhe kontrollit të ushtruar në një subjekt bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R. C., u arrit të  dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M. K. (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pas