Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimet e Tabakut për statusin e Investitorit Strategjik/Braçe: S’më mbush dot mendjen

2023/01/18 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimet e Tabakut për statusin e Investitorit Strategjik/Braçe: S’më mbush dot mendjen

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton në mbledhjen e kësaj të mërkure propozimin e ardhur nga PD, të deputetes Jorida Tabaku, për të ndryshuar projektligjin Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.


Tabaku ka risjellë në vëmendje rastin e Portit të Durrësit duke e cilësuar si shembull kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale.

“Kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë çdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të çmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, siç është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave”, tha Tabaku.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk ka rënë dakort me Tabakun për shtyrjen e afatit për subjektet e interesuar për përfitimin e statusit investitor strategjik.

“Ka disa tipologji të investitorit strategjik. Ka investitor që operon në tokën e vet, ka një tipologji tjetër që është investitor ku tokën e vë në dispozicion të shtetit duke ndërhyrë dhe në tokë të dikujt tjetër.

Jam kundër kësaj historie. Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë këtu. Kush ndërton për qëllimi përfitimi duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave që i nënshtrohet gjithkush tjetër dhe çmimi të vendoset nga i zoti i pronës. Shoh që ka operatorë që mua më rezulton se nuk janë dështim. I është vënë toka në dispozicion nga shteti dhe kanë bërë super projekte. Referojuni rastit të fundit të një hoteli të bërë në Hamallë.

Rezerva ime ka të bëjë me 2 gjëra, duhet garë dhe për këtë. Pushteti vë në dispozicion tokë publike dhe duhet garë. Kredi mund të marrim të gjithë nëse kemi në dispozicion tokën. Tjetra që kam është për zbatimin e kontratës. S’mund të vijojmë të prokurojmë si në shekullin e shkuar. Më vjen keq Tabaku por s’më mbush dot mendjen shtyrja apo afrimi i afatit”, tha Braçe.

 



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para

Fluturonte ulët për t’iu shmangur raketave, pamje të helikopterit të rrëzuar në Kiev

Lumi i Vjosës, Kumbaro: Do të vendosen impiante pastrimi në 7 bashkitë që derdhen në të

Përmbytje në Shkodër/Lumi Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë

Përmbytje në Shkodër/Lumi Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}