Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronari i firmës së betonit pagoi 10 mije euro vrasësit me pagesë

2016/01/22 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pronari i firmës së betonit pagoi 10 mije euro vrasësit me pagesë

Porositësi i vrasjes së parandaluar në Shijak mendohet se është pronari i një firme betoni në Qarkun e Durrësit. Porosia prej 10 mijë eurosh dyshohet se është dhënë për të eliminuar personin që i kishte vrarë vëllain.

Konflikti zë fill në korrik të vitit 2013, kur në Shijak u vra një person dhe mendohet se vëllai i viktimës, i cili është biznesmen ndërtimi, ka dhënë porosi për të vrarë hasmin.

Lajmin e bëjnë të ditur për gazetën “Shqip” burime nga Policia e Shtetit, të cilat konfirmojnë se fillimisht këto dy grupe që trafikojnë drogë e tashmë janë ndarë, kanë punuar bashkë jashtë shtetit (kryesisht në Holandë) dhe pas krijimit të armiqësisë, para dy vitesh u vra një person në Shijak. Përpos atentatit të përgatitur ndaj një banori të Shijakut, tre të arrestuarit nga

Policia e Durrësit akuzohen edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, brenda dhe jashtë vendit, ku baza e urdhrave ka qenë eliminimi i kundërshtarëve në trafikun e drogës. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje, Gazmend Dervishi, Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu, që u arrestuan të martën në afërsi të fabrikës së tullave në Maminas, janë shprehur se armët dhe maskat do t’i përdornin për grabitje, por grupi hetimor ka të dhëna se ata janë vrasës me pagesë.

Telefonat e tyre përgjoheshin prej kohësh dhe ishin skeduar disa telefonata, ku plani ishte që pas vrasjes së një të riu në Shijak, për të cilën do të merrnin 10 mijë euro, ata do të kalonin me një automjet tjetër, që do t’i priste në rrugën dytësore që lidh Maminasin me autostradën Durrës-Tiranë. Në qendër të atentatit të porositur mendohet se qëndron një konflikt 15-vjeçar mes dy familjeve të Shijakut, ndërsa përplasjet janë krijuar fillimisht në Itali, për konkurrencën në trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Në CV-në kriminale të tre të arrestuarve, spikasin katër ngjarje (dy në Shijak, një në Tiranë dhe një në Holandë). Por hetimet janë zgjeruar së tepërmi, pasi ka indicie dhe elemente që dyshohet se i përfshijnë ata në ngjarje kriminale, siç mund të jetë vrasja e Gazmend Çollakut, në këtë fillimviti në Durrës apo të tjera dosje me peshë.

Tre vrasësit me pagesë mendohet se e kishin shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Spanjë, Holandë dhe Itali. Ndërsa për akuzat në Shqipëri, mendohet se në korrik të vitit 2013 kanë vrarë një person në Shijak dhe një vit më vonë (qershor 2014) tentuan të vrisnin një tjetër po në Shijak.

Ata dyshohet se në dhjetor të vitit 2015 kanë plagosur dy persona në Holandë, 23 dhe 28 vjeç. Sakaq, tre personat mendohet se kanë lidhje me një atentat të ndodhur korrikun e vitit të kaluar në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ku u plagos rastësisht 29-vjeçarja me inicialet R.L. Asokohe u la në “arrest me burg” shtetasi K.Budlla (objektiv i atentatit të dështuar), ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë. Prokuroria dyshonte se shkëmbimi i zjarrit ka ardhur për prishjen e pazareve të drogës në Itali dhe Spanjë, ku K.Budlla kishte vuajtur edhe dy dënime me burg.

Në Policinë e Durrësit kanë mbërritur edhe ekspertë të Krimeve të Rënda nga Policia e Tiranës, për të ballafaquar provat për sa i përket atentatit të korrikut 2015 në “Don Bosko”. Pavarësisht hetimeve, policia është treguar e kujdesshme, duke mos dhënë identitetet e anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve, për shkak të hetimeve në vijimësi. Grupi hetimor po grumbullon prova materiale dhe dëshmi, për ta dërguar më pas dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. /gazeta shqip/

Ju sugjerojmë

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
Bota

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

4 Korrik, 2025 10:25 am
Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë
Aktualitet

Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë

4 Korrik, 2025 10:17 am
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
Para
Vrau foshnjen, Sonila Lumi lë burgun: Jam penduar

Vrau foshnjen, Sonila Lumi lë burgun: Jam penduar

Rrëfimi i grekes: Ja si më detyroi i dashuri shqiptar të bëja seks me 110 meshkuj në ditë

Rrëfimi i grekes: Ja si më detyroi i dashuri shqiptar të bëja seks me 110 meshkuj në ditë

Eskortat në Tiranë, 100 euro nata, 500 euro për orgji

Eskortat në Tiranë, 100 euro nata, 500 euro për orgji

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
4 Korrik, 2025

Ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kishën Gondomar të Portugalisë trupi i futbollistit portugez Diogo Jota së bashku me atë...

Lexo më shumë

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
4 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan për Iranin, Ukrainën dhe çështje të...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
4 Korrik, 2025

Procesi i rinumërimit në Durrës ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Siç shihet edhe nga të...

Lexo më shumë

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
4 Korrik, 2025

Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 3 tonë kokainë, sasi të cilën deklaron se i përket mafies shqiptare. Lënda narkotike, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com