Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prona te Gjiri i Lalzit/ Prokuroria: Ja shkelja e Bashkisë Durrës

2016/09/24 at 9:06 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prona te Gjiri i Lalzit/ Prokuroria: Ja shkelja e Bashkisë Durrës

Bashkia e Durrësit, edhe pse nuk kishte në pronësi të saj tokën në Gjirin e Lalzit, lejoi gjykatën ta quante pronare dhe të ishte pjesë e procesit pa e ankimuar vendimin. Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimin për rastin dhe bllokoi 45 mijë m2 në zonën bregdetare, shpjegon edhe arsyet pse po verifikohet pozicioni i Bashkisë dhe Avokaturës së Shtetit, raporton “Panorama”.

Sipas saj, Pal Seçuni depozitoi padinë ndaj bashkisë për njohjen e pronës më 15 korrik të vitit të shkuar. Një ditë më vonë, më 16 korrik, gjykata ka vendosur kalimin e çështjes në seancë përgatitore dhe të njoftojë palët ndërgjyqëse për zhvillimin e seancës më 21 korrik.

Bashkia ka autorizuar Ermal Ponjarin, jurist pranë drejtorisë Ligjore të Bashkisë Durrës, që të përfaqësojë bashkinë në të gjitha shkallët e gjykimit në këtë proces gjyqësor. Në seancën e datës 21 korrik është thirrur dhe paraqitur juristi Ponjari, i cili me vendim të ndërmjetëm të gjykatës është legjitimuar si palë ndërgjyqëse.

Në këtë seancë, përfaqësuesi i bashkisë ka ngritur pretendimin se kjo pronë nuk është nën administrimin e Bashkisë Durrës dhe akoma nuk janë transferuar pronat e komunave në Bashkinë “e madhe”. Sipas tij, kryetari nuk e ka marrë ende mandatin dhe nuk është konstatuar Këshilli Bashkiak që vendos për këtë çështje.

“Gjithashtu ai ka pretenduar në seancë gjyqësore se palë në proces duhet të jetë Ministria e Ekonomisë apo Drejtoria Pyjore, e cila e ka dhënë me qira këtë pronë shoqërisë ‘Omnix Albania shpk’”, bëhet e ditur nga burimet për këtë dosje. Në seancat në vazhdim, edhe pse është njoftuar Bashkia Durrës, perfaqesuesi i saj nuk është paraqitur në asnjë seancë dhe gjykimi ka vazhduar në mungesë.

Ndërkohë, në seancën e datës 3 shkurt të këtij viti është thirrur në gjyq përfaqësuesi i Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit, Admir Pahumi. Mësohet se në këtë seancë ai kërkoi që të njihet me aktin e ekspertimit dhe pas një muaji në seancë u deklarua se nuk do të merrte pjesë në gjyq, pasi “Avokatura e Shtetit nuk jep asistencë juridike në rastet e organeve të qeverisjes vendore kur nuk ka marrëveshje të posaçme etj.”.

Si në rastin e bashkisë, edhe nga ana e Avokatit të Shtetit nuk ka qenë i pranishëm përfaqësuesi në asnjë nga seancat në vazhdim. Më 25 mars, Gjykata e Durrësit ka dalë me vendim përfundimtar që ia njeh pronën Pal Seçunit, duke vënë në dijeni dy institucionet, por asnjëra prej tyre nuk e ankimoi.

Në momentin kur institucioni i Bashkisë së Durrësit ka deklaruar se nuk ishte pronar i tokës dhe gjykata e ka legjitimuar si të tillë, por, sipas Prokurorisë, bashkia duhej ta ankimonte këtë vendim të ndërmjetëm të gjykatës, ku do të kërkonte që në gjyq te thirrej ministria përkatëse.

Etiketa: gjiri i lalezitprokuroriaprona

Ju sugjerojmë

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej
-U tha në Opinion

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

11 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë
Kronikë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

11 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

11 Dhjetor, 2025 7:34 pm
Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

11 Dhjetor, 2025 5:56 pm
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

11 Dhjetor, 2025 5:51 pm
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Para
Profesori që parashikon saktë zgjedhjet prej 30 vitesh: Ja kush i fiton zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA

Profesori që parashikon saktë zgjedhjet prej 30 vitesh: Ja kush i fiton zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA

Agjencia gjermane e lajmeve DPA: Ende nuk ka vdekur ideja e Serbisë së Madhe

Agjencia gjermane e lajmeve DPA: Ende nuk ka vdekur ideja e Serbisë së Madhe

Olta Gixhari hidhet në krahët e një biznesmeni?

Olta Gixhari hidhet në krahët e një biznesmeni?

TE FUNDIT

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për ngjarjet e viteve ’90, në veçanti për lëvizjet e...

Lexo më shumë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë
11 Dhjetor, 2025

Një arsenal armësh dhe municion luftarak janë zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Labovë të Kryqit në Gjirokastër. Përmes një njoftimi,...

Lexo më shumë

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
11 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes një...

Lexo më shumë

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
11 Dhjetor, 2025

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com