Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për grupin e Laert Haxhiut, duke ia kaluar çështjen SPAK për hetim.
Laert Haxhiu akuzohet për 6 vrasje, 4 në Shqipëri, 2 në Greqi, krahas krimeve të tjera si masakra e Lushnjës, që i mori jetën dy të rinjve.
Grupi i Laert Haxhiut u godit gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pas dëshmisë së Artan Tafanit. Ky i fundit, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu krimet e këtij grupi.
Tafani foli edhe për një plan të Laert Haxhiut që kishte vënë në shënjestër prokuroren e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokuroren e Lushnjës, Mirela Selimi.
Kujtojmë se Greqia i hapi rrugë ekstradimit të Laert Haxhiut në Shqipëri, edhe pse ai vetë e ka refuzuar një gjë të tillë./Opinion.al