Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji për studentët e mjekësisë, Kushi: T’i paraprijmë tani, nesër do të jetë vonë

2023/07/11 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Projektligji për studentët e mjekësisë, Kushi: T’i paraprijmë tani, nesër do të jetë vonë

Po diskutohet në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë projektligji për studentët e mjekësisë.


Para deputetëve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se ligji i ri është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Ajo theksoi se qeveria po merr masa që tani për t’i paraprirë një emergjence që mund të shkaktohet si pasojë e ikjes së mjekëve. Megjithatë, ajo sqaroi se për momentin, vendi ynë nuk ndodhet në “emergjencë ekstreme”.

“Ne nuk jemi në këto momente që flasim në emergjencën ekstreme. Kemi parë shifrat dhe nëse trendi do të jetë i tillë ne do të jemi në atë emergjencën, në atë kolaps. Por ne nuk mund të reagojmë atëherë, se e dimë që diplomimi për mjekësi është i gjatë. Duhet t’i paraprijmë që tani. Prandaj e sjellim tani këtë projektligj, që nesër të mos jetë vonë, por sigurisht nuk e kemi politikë të cunguar. Është shoqëruar me një sërë mekanizmash të tjerë për të motivuar mjekët që të punësohen dhe që të japin kontribut”, tha ministrja.

Por çfarë përmban projektligji i ri?

Sipas ministres, të gjithë kandidatët, maturantët që fitojnë të drejtën për t’u regjistruar për mjekësi, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Mjekësisë. Ata do të pranojnë që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.

“Projektligji parashikon që studentët ose më saktë kandidatët për studentë që kanë fituar tashmë të drejtën, bëhet fjalë kur të fitojnë të drejtën në muajin Gusht, pas konkursit, sepse siç e dini është shtuar edhe provimi i digjitalizuar përveç rezultateve në tre vitet e studimeve në gjimnaz, por edhe provimeve të maturës, ne kemi shtuar në muajin gusht edhe provimin e digjitalizuar që do të ketë peshën 30% në renditjen e përgjithshme. Dhe të gjithë ata kandidatë, ata maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMSH, MAS dhe UMT, për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi”, tha ministrja.

Për pjesën tjetër, pra ata që e kanë nisur universitetin dhe ata që janë në përfundim, ka dy alternativa.

“Alternativa e parë është që edhe këta studentë është që të nënshkruajnë një marrëveshje përsëri me UMT, dhe dy ministrisë, për të qëndruar respektivisht nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit për të punuar edhe ata në institucionet tona. Dhe për ta tërhequr diplomën pas shlyerjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, është që nëse ata nuk pranojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, por për vitet që kanë mbetur”, tha ministrja.

Ligji, sipas ministres, nuk do të ketë efekte prapavepruese, por për vitin ri akademik dhe për të gjitha vitet që i kanë mbetur studentit deri në diplomim do të paguajnë koston. Ministrja Kushi thotë se projektligji u ofron këtyre studentëve një trajtim të veçantë.

“Së pari, do të kenë të drejtë punësimi prioritare në institucionet shëndetësore, dhe së dyti, do të përfshihen me prioritet në programet sociale të strehimit. Në rast se brenda një viti pas lindjes së këtij detyrimi, pra pas diplomimit, studentët ose të diplomuarit nuk do të arrihet që të punësohen në institucionet brenda Shqipërisë ata do të konsiderohet që i kanë përmbushur detyrimet dhe menjëherë do të pajisen me diplomën e tyre dhe më pas janë të lirë që të zgjedhin që të qëndrojnë në Shqipëri apo të largohen sipas preferencave të tyre. Ndërkohë që projektligji e parashikon edhe periudhën e specializimeve si periudhë punësimi”, tha ministrja.

Kushi sqaroi edhe pse projektligji është propozuar me procedurë të përshpejtuar.

“Për arsye se siç thashë pak më parë në muajin gusht kandidatët për studentë, maturantë që duan të vazhdojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme do të kenë provimin e digjitalizuar. Dhe projektligji parashikon që këta maturantë që përpara këtij provimi, që kur aplikojnë për të zhvilluar këtë provim, duhet të pranojnë kushtet e paraqitura nga UMT dhe kushtet që rrjedhin nga ky projektligj. Prandaj për këtë arsye ne duhet ta kalojmë me procedurë të përshpejtuar, në mënyrë që maturantët përpara se sa të vendosin për të zgjedhur programin Mjekësi e Përgjithshme, t’i njohin të gjitha kushtet që lindin si rezultat i regjistrimit në këtë program”, tha ajo.



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Zelensky: ‘Absurde’ nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO

Zelensky: 'Absurde' nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO

Gjykata Kushtetuese pranon vetëm 1 nga 5 kërkesat e PD për Butrintin

Gjykata Kushtetuese pranon vetëm 1 nga 5 kërkesat e PD për Butrintin

“Besoj më shumë në fuqinë e bukurisë…”, Rama në një intervistë ndryshe për “Vogue Italia”

"Besoj më shumë në fuqinë e bukurisë…", Rama në një intervistë ndryshe për “Vogue Italia”
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com