Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Programi i Bashës për fermerët: 100 milionë euro subvencione çdo vit

2020/07/06 at 12:21 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Programi i Bashës për fermerët: 100 milionë euro subvencione çdo vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve të tij në juglindje të vendit. dhe këtë të hënë u ndal në Devoll.

Gjatë takimit që pati me fermerët, Basha tha se atyre u mungon mbështetja nga qeveria me subvencione teksa premtoi se në programin e tij do të jenë të përfshira 100 milionë euro subvencione çdo vit.

“Fushat e Devollit janë magjepsëse, nga puna e jashtëzakonshme e fermerëve punëtorë të kësaj zone. Pavarësisht vështirësive të shumta, ata vazhdojnë ta punojnë tokën, duke derdhur mund e djersë, por në fund nuk arrijnë të mbulojnë as kostot.

Të dëshpëruar i gjeta fermerët e Devollit, të cilët ishin detyruar të hidhnin tonalata prodhime të tyre edhe këtë vit.

Me krenari dhe revoltë më treguan se sa i mirë është prodhimi i këtij viti, por sesi nuk kishte treg për të, sepse prodhimi i ardhur nga jashtë mbyste tregun.

Kostoja e prodhimeve të tyre është e lartë dhe mbështetja nga shteti zero. Pesticidet që i blejnë dyfish më shumë se në Greqi janë të një cilësie të keqe, çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon dhe grumbullimi e aksesi në treg kontrollohet nga pak duar. Fermerët më treguan se e shisnin kilen e qershive 500 lekë (të vjetra) aq sa ishte dhe kosto, ndërkohë që në Tiranë e qytete të tjera, të njëjtat qershia shiten me mbi 1500 lekë (të vjetra).

Në 7 vjet kjo qeveri është tallur me mundin dhe djersën e shqiptarëve. U premtoi fermerëve çmim të diferencuar për karburantet në bujqësi, por u rriti taksat dhe e bëri naftën me çmimin më të lartë në Europë.

Premtoi se në çdo arë do të kishte ujë për të vaditur, por nuk bëri asnjë investim; fermerët janë detyruar të marrin kredi dhe të investojnë vetë.

Qindra milionë euro jep RAMAVIRUSI me tendera korruptive, që përfundojnë gjithmonë në xhepat e 5 oligarkëve, ndërkohë që fermerët vuajnë për rrugë, ujë, energji, karburant, subvencione dhe mbështetje.

Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e RAMAVIRUSIT dhe një grushti oligarkësh.

Ne do të akordojmë së paku 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë. 50 milionë euro do të investohen çdo vit për infrastrukturën bujqësore. Do të heqim taksën “Rama” për naftën që është haraç i rëndë për fermerët.

Fermerët në Devoll më kërkuan t’i ndihmojmë për ndërtimin e frigoriferëve të përbashkët. Ekspertët tanë do të ulen të shikojnë dhe të bisedojnë me ta, për të parë praktikat më të mira të mbështetjes për këtë infrastrukturë.

Ne nuk premtojmë mrekulli, por normalitet. Me subvencione direkte për fermerët, në bazë të prodhimit, me investime në infrastrukturën rurale dhe me hapjen e aksesit në tregje, ne do të bëjmë gjithçka që prodhimi vendas të jetë i pakonkurreshëm nga eksportet sa u përket kostove, dhe do të mundësojmë eksportin e tyre.

Mirëqenia e fermerëve shqiptarë që përbëjnë gjysmën e popullsisë, do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë dhe punësimit e mirëqenies për çdo shqiptar.”, shkroi Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashadevollmln

Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Takimi Hoti – Vuçiç zhvendoset në Bruksel, vendoset data e re

Takimi Hoti - Vuçiç zhvendoset në Bruksel, vendoset data e re

PD: Qeveria gënjen, rezervat e shtetit kanë zero ushqim

Rruga Milot-Fier/ Alibeaj: Projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston

Zgjedhorja/ Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën dhe Ballën

Zgjedhorja/ Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën dhe Ballën

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com