Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profile/ Nga muzikantë në … Kush janë deputetët e rinj të LSI-së

2019/03/04 at 1:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profile/ Nga muzikantë në … Kush janë deputetët e rinj të LSI-së

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha mandatet katër deputetëve të rinj të LSI-së. Në qarkun e Tiranës morën mandatet Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi, në Elbasan Enver Roshi dhe në Dibër Aurora Mara. Por cilët janë ata? Më poshtë mund të lexoni nga një profil të shkurtër për secilin.


Edmond Rrushi

Edmond Rrushi ka përfunduar arsimin e mesëm në Durrës në vitin 1988, ndërsa ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë rreth 20 vite më vonë, në vitet 2001-2005. Në CV-në e dorëzuar nga ai vetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Edmond Rrushi është bërë pjesë e Komitetit Drejtues të LSI-së në vitin 2012, ndërsa nga viti 2017 është anëtar i Kryesisë i kësaj partie. Në eksperiencat e tij të punës, Edmond Rrushi jep atë të avokatit prej vitit 2007, pedagogut të jashtëm në Universitetin “Justiniani I”, zëvendësdrejtor i ALUIZNI-t në periudhën mars-shtator 2012, Drejtorit të QSUT-së nga shtatori 2012 në prill 2013, ndërsa prej vitit 2014 kryeinspektor në ISHMP në Tiranë. Gjatë periudhës që ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Edmond Rrushi është akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim fondesh dhe procedura të paligjshme në mirëmbajtjen dhe riparimin e një rezonance manjetike dhe tre skanerëve.

Ylli Shehu

Në fushatën e vitit 2017, Ylli Shehu u konsiderua nga Ilir Meta si një prej përfaqësuesve më të spikatur të komunitetit. Sipas CV-së së tij, ai ka studiuar në dy fakultete. Në vitin 2006 ka nisur studimet në Universitetin kristal, tashmë i mbyllur, për t’i përfunduar në vitin 2011. Megjithatë, gjatë kohës që ishte student, në vitet 2009-2011 ka punuar si jurist në Prefekturën e Kukësit. Në vitin 2009 ka nisur studimet në Fakultetin Ekonomik, pa dhënë detaje nëse e ka përfunduar apo jo. Ai ka qenë për dy vite këshilltar i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës, e më pas këshilltar i Fatmir Mediut në Ministrinë e Mjedisit. Fatmir Mediu vendosi që në zgjedhjet e vitit 2013 ta kandidonte të parin në Tiranë, mandat të cilin e fitoi duke u bërë deputet në moshën 32-vjeçare. Ylli Shehu ruajti një profil të ulët dhe ishte ndër deputetët “memecë” të parlamentit, që foli pak ose aspak deri në vitin 2015 kur doli kundër Fatmir Mediut pasi nuk mbështeti kandidaturën e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit. Pas kësaj, ai kaloi në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë periudhë, mediat sollën në vëmendje të shkuarën e tij si këngëtar, fotografitë e çuditshme që postonte në rrjetet sociale dhe statuset me mjaft gabime gramatikore.

Enver Roshi

Enver Roshi ka lindur në Gramsh në vitin 1961. Ai kreu studimet e para në Universitetin e Tiranës për mjekësi, për t’u specializuar më pas në Shëndet Publik dhe për të ndjekur studimet në filozofi. Ai mban gradën Profesor Doktor në filozofi. Enver Roshi ka qenë Dekan i Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit publik. Sipas përshkrimit të dhënë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ai është anëtar dhe drejtues i Shoqatave Botërore dhe Europiane të Shëndetit Publik, është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve në shumë revista ndërkombëtare perëndimore dhe autor kapitujsh të librhave pjesë e universiteteve të huaja me të cilën punojnë studentët.

Aurora Mara

Për deputeten e re të Dibrës, Aurora Mara, ka shumë pak informacion. Sipas asaj që shkruan në profilin e saj në Facebook, aktualisht punon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ajo ka përfunduar një master në Universitetin La Sapienza të Romës në kriminologji./Opinion.al

Etiketa: aurora mara deputetdeputet lsienver roshiprofile deputeteshYlli Shehu


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Policia, Rama: Tranzicion brezash, policët në moshë do të ruajnë objektet

Policia, Rama: Tranzicion brezash, policët në moshë do të ruajnë objektet

Basha: Çfarë përmban dosja 184, po rrethon Parlamentin me ushtarë

Basha: Çfarë përmban dosja 184, po rrethon Parlamentin me ushtarë

5 mënyrat më efikase se si të shpreni dashurinë

5 mënyrat më efikase se si të shpreni dashurinë
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com