Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil politikani: Kadri Veseli, nga bota e intelegjencës deri në majat e pushtetit

2016/12/20 at 6:37 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Profil politikani: Kadri Veseli, nga bota e intelegjencës deri në majat e pushtetit

Të dielën, Ramiz Lladrovci, ish Ambasadori i Kosovës në Tiranë, i fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie të Drenasit, por vetëm pas një balotazhi. Dështimin e Lladrovcit që të fitonte qysh në raundin e parë, pothuajse të gjithë ia faturuan Kadri Veselit, personit enigmatik që pasoi Hashim Thaçin si kryetar partie. Por, në një shtjellim të të pashembullt deri tani në politikën shqiptare, në vend që ta kërkonte fajtorin diku tjetër, siç rëndom ndodh me politikanët shqiptarë, Kadri Veseli e mori tërësisht përgjegjësinë mbi vete dhe u zotua se politikisht do të reflektojë në përputhje me mesazhin që i dha elektorati. Por, kush është Kadri Veseli, Kryetari aktual i PDK-së dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, njeriu që, brenda një kohe të shkurtër, nga hija e të qenit enigmë ia doli që të ngjitet deri në majat e pushtetit?   


Shumë liderë, themelues partish të mëdha, që ka rastisur të jenë zgjedhur President vendi, kanë dhënë dorëheqje nga posti i liderit të partisë, por me shumë takt janë kujdesur që në parti të mos zëvendësohen nga dikush me peshë dhe rëndësi. Por kjo nuk vlen në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës. Pasuesi i Thaçit në detyrën si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dikur Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, nuk është një figurë kukull dhe as nuk është një personalitet pa peshë apo rëndësi politike.

Me background-in e tij nga fusha e intelegjencës dhe sigurisë kombëtare, Kadri Veseli është një nga figurat më interesante politike në të gjithë hapësirën e banuar me shqiptarë, duke përbërë rastin e vetëm në rajon të një profesionisti të shërbimeve intelegjente që është ngjitur deri në majat e politikës. Natyrisht, siç rëndom ndodh në këtë pjesë të botës, ai nuk do të mund ta bënte kurrë këtë po të mos gëzonte përkrahjen e duhur përbrenda qendrave të vendimmarrjes në kryeqytetet e vendeve mike.

Background-i unik në fjalë e ka veshur Kadri Veselin me durimin dhe taktin e duhur në raport edhe me zhvillimet më të komplikuara, por gjithaq edhe me ashpërsinë e duhur intelektuale dhe vendosmërinë e nevojshme për t’i shtyrë gjërat përpara, atëherë kur një gjë e tillë është e domosdoshme. Sigurisht që kjo është arsyeja përse ai qëndron disi i rezervuar dhe nuk ngarend që të plotësojë me çdo kusht minutazhin televiziv, siç bëjnë shumë politikanë të tjerë, edhe atëherë kur nuk kanë asgjë të re për të thënë. Jo rrallëherë politika shqiptare e ka gjetur veten në rrugë pakrye për shkak të nxitimit të politikanëve që me çdo kusht të jenë të pranishëm në media, fiks si të ishin personazhe të një reality show që synon audiencë momentale, pa ndonjë konsideratë për pasojat e mëvonshme. Por Kadri Veseli synon që të jetë ndryshe dhe që në politikë të krijojë identitetin e vet të veçantë.

Plotësisht i vetëdijshëm se ka trashëguar një parti që vuan nga vetëkënaqësia, rrjedhojë e qëndrimit për shumë vite në pushtet dhe që mbi vete bart hipotekën e të qenët fajtor kujdestar për gjithçka; një parti që fare lehtë mund të jetë viktima e parë e gjykatës speciale, këtij mekanizmi të imponuar dhe tërësisht të padrejtë, Kadri Veseli e di shumë mirë se nuk janë të paktë ata që kanë vënë baste të mëdha për dështimin e tij në politikë. Si rivalët, por edhe ata që të ardhmen e vet e kalkulojnë mbi mundësinë që Gjykata Speciale t’u hapë rrugë drejt majave të pushtetit.

Jo pak prej atyre që e mbajnë veten si kuratorë shijesh të jetës publike e kanë nënvlerësuar Kadri Veselin si një njeri hijesh, tip fantazme të politikës, ndërkaq disa të tjerë, që hiqen si intelektualët e bulevardit politik të Prishtinës, qëllimshëm e kanë stigmatizuar për çdo gjë. Por ajo që këta kritikë dhe mospëlqyes të tij kurrë nuk kanë arritur dot të kuptojnë është se ai asnjëherë nuk ka synuar të marrë aprovimin e tyre për ndonjë gjë. Për më tepër pezmi i këtyre njerëzve ndaj Veselit ndërlidhet me pamundësinë për ta manipuluar, me elitarizmin dhe kosmpolitanizmin e tyre të zbrazët, siç ishte rasti me shumë udhëheqës të tjerë që lehtë kanë rënë në kurthet e ngritura me kujdes nga “këshilltarët elitarë” që fare nuk e kanë problem të ndërrojnë padronët.

Si duket, Kadri Veseli e di shumë mirë se forca e vërtetë e një udhëheqësi peshon po aq sa edhe besimi i tij te njerëzit e vet dhe anasjelltas. Dhe ata që bëjnë diferencën, nëse një lider do të jetë i suksesshëm apo jo, rëndom nuk janë figurat që sfilojnë në evente publike dhe nuk janë as ata që pretendojnë se dinë ta interpretojnë vullnetin e popullit, por janë njerëzit e thjeshtë, ata që sot janë tërësisht të harruar nga elitat, si ato të vjetrat ashtu edhe nga këto të rejat të krijuara nga pasurimi i shpejtë. Janë këta heronjtë e panjohur të Kosovës, ata që në anonimitet angazhohen për një Kosovë shqiptare, njerëz që besojnë se meritojnë të kenë një udhëheqës që nuk pranon t’i shesë interesat e tyre, në këmbim të një përfitimi apo lehtësimi për veten. Ata që e njohin nga afër, e dinë se, në politikë, Kadri Veseli synon të lidhë pakt pikërisht me këta heronj të vërtetë, kontributi i të cilëve për çështjen shqiptare nuk pasqyrohet në faqet e para të gazetave.

Kadri Veseli padyshim se është një patriot kosovar, por ai pavarësinë dhe identitetin e shtetit të Kosovës e sheh si një projekt kryekëput shqiptar, plotësim të ambicieve shekullore të të gjithë shqiptarëve dhe jo si një krijesë me identitet të ri, siç pretendon një pjesë e elitës në Prishtinë që ka filluar të ushqejë një ide të çuditshme të mëvetësisë (jo vetëm politike) nga Shqipëria. Ishte pikërisht Kadri Veseli që, në kohën e përplasjes së fundit mes elitave në Prishtinë dhe Tiranë doli qartë kundër çdo përpjekje për të ushqyer një ndasi imagjinare mes shqiptarëve, si dhe nuk ngurroi që ta kritikonte edhe zëvendësin e vet në parti, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, për shpërthimet e tij që nga shumëkush u vlerësuan si krejt pa takt. Angazhimi i sinqertë për një partneritet strategjik, në të gjitha fushat, mes Kosovës dhe Shqipërisë e bën Kadri Veselin një mik të vërtetë të Republikës së Shqipërisë.

Ky profil, i shkruar me shkas pas fitores së Ambasadorit Lladrovci, në balotazhin për kryetar bashkie në Drenas, nuk përbën një nderim dhe as një akt mbështetjeje për Kadri Veselin, por është një pohim në kërkim të fenomeneve të veçanta që mungojnë në politikën shqiptare. Në një kohë kur faktori shqiptar në rajon rrezikon defaktorizimin, siç shihet qartazi edhe së fundmi në Maqedoni, guximi për të demonstruar cilësi të një udhëheqësi të vërtetë që nuk i bishtnon përgjegjësisë së vet dhe që ka kurajë për të korrigjuar veten, siç është shembulli i Kadri Veselit pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga raundi i parë në Drenas, përbën një cilësi të veçantë dhe shumë të domosdoshme për politikën shqiptare.

(Opinion.al)

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Video/ Raporti: Shqiptarët, të dytët në botë për braktisjen e vendit

Video/ Raporti: Shqiptarët, të dytët në botë për braktisjen e vendit

Honda vjen me modelin e saj të ri Odyssey

Honda vjen me modelin e saj të ri Odyssey

Kështu i luftoni gripin dhe virozat

Kështu i luftoni gripin dhe virozat
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}