Kristaq Papajorgji është polici i cili goditi me shpullë ditën e sotme një grua aktiviste në protestën që shoqëria civile organizoi kundër ndërtimit nga Bashkia të një këndi lojrash brenda Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial. Siç shikohet edhe në foton e siguruar nga Opinion.al, Papajorgji është një person aktiv në rrjetin social facebook, ku shpesh luan edhe me kuizet e personalitetit, ku në njërin nga këto tekste online ka dalë një njeri i jashtëzakonshëm, i besueshëm dhe i mrekullueshëm; test i cili nuk dihet sa do ta ndihmojë pas xhestit që kreu sot./ Opinion.al