Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Lefter Alla, ish-mësuesi i fiskulturës që u bë kryebashkiak

2020/01/22 at 5:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Lefter Alla, ish-mësuesi i fiskulturës që u bë kryebashkiak

Ditën e sotme është publikuar në media një video ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla po konsumon kokainë në ambientet e një lokali.


Alla lindi më 20 janar të vitit 1972, në Topojan të Bulqizës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.  Ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak, në periudhën 89-90 në shkollën “Xhevdet Doda” dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.

Alla mori drejtimin e Bashkisë së Bulqizës pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar duke zëvendësuar në këtë detyrë dajën e tij, Melaim Damizi i cili drejtonte këtë bashki nga viti 2015.

Më herët Alla kishte mbajtur postin e kreut të PS në Bulqizë por megjithatë ka mbajtur një profil të ulët publik pasi përfshirjen në politikën aktive e ka pasur vetëm në 4 vitet e fundit.

Në zonën e Bulqizës ai është më së shumti një emër i njohur për shkak të angazhimit të tij të hershëm në sektorin minerar, pasi nga viti 2001 dhe për 17 vjet me rradhë, Alla ka marrë në zotërim dhe ka drejtuar një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Pikërisht angazhimi politik e ekspozoi Allën përballë oponionit publik kur vetëm 1 muaj pas betimit si kryetar, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje me armë. Sikur kjo të mos mjaftonte, vetëm një muaj më pas, djali 19 vjeçar i tij, Enio Alla, u arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike, kanabis sativa.

Megjithatë problemet ligjore të familjes Alla kanë nisur përpara se Lefter Alla të merrte drejtimin e Bashkisë.

Në mars të vitit 2018, 60 fëmijëve në shkollën e mesme “Rifat Manjani’ u asfiksuan, madje disa prej tyre u sollën me urgjencë në Tiranë dhe ekspertiza konstatoi se helmimin te nxënësit e shkaktuan kaldajat të cilat ishin vendosur jashtë kushteve teknike gjatë rikonstruksionit të shkollës.

Firma që realizoi rikonstruksionin e shkollës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cila ia kishte nënkontraktuar punimet kompanisë “B Alla 76”. Kompani e cila nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, dhe administrohej nga Ilir Alla, vëllai tjetër i Lefter Allës, i cili asokohe ishte kreu i Partisë Socialiste./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
5 vite më parë kërcënoi Tahirin, arrestohet përsëri Vladimir Gjuta

5 vite më parë kërcënoi Tahirin, arrestohet përsëri Vladimir Gjuta

Prindërit gënjejnë kur thonë se nuk kanë një fëmijë të preferuar

Cili është qyteti më i mirë në botë për të jetuar me familjen?

Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës duke thithur kokainë

Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës duke thithur kokainë
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com