Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Klajdi Gjeçi, miku i Shullazit që i vendosi tritol biznesmenit: Ai ka hyrë e dalë nga burgu disa herë

2018/01/18 at 3:07 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kush është Klajdi Gjeçi, miku i Shullazit që i vendosi tritol biznesmenit: Ai ka hyrë e dalë nga burgu disa herë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot Klajdi Gjeçin, 31 vjeç. Ai është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në makinën e pronarit të një pike intertesh në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 30 Nëntor 2017 në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.


Klajdi Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe ka një sërë precendetësh penalë. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga gjykata, pasi çështjet ndaj tij janë pushuar, raporton tv Klan.

Në 8 Dhjetor 2011 Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça . Në atë kohë, blutë e kryeqytetit kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale si anëtar i bandës së Shullazit. Kjo ka qenë arsyeja që policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Sa i përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij.

Ndërkohë, në Dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet BMW X5 me targa të paplota. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia. Por, i dhunuari dhe autorët e dyshuar dhanë dëshmi kontradiktore në polici. Të dyshuarit pranuan se kishin pasur konflikt me një person, por ai nuk ishte Klajdi Gjeçi. Ky i fundit tha nga ana tjetër se nuk i njihte personat e arrestuar. Së fundmi, ai dyshohet si personi që vendosi tritolin në makinën e biznesmenit Ndok Rajta më 30 Nëntor 2017në zonën e Liqenit.

Njoftimi i policisë për arrestimin e  Klajdi Gjeçit më datë 18 janar 2018

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, si dhe të kapjes së autorëve apo të personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimine krimeve të Rënda në D.V.P. Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R.

Materailet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.



Ju sugjerojmë

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
Kryesore

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

30 Qershor, 2026 11:10 am
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Aktualitet

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

30 Qershor, 2026 10:44 am
5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën
Kryesore

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

30 Qershor, 2026 10:32 am
Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
Kryesore

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

30 Qershor, 2026 10:30 am
Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur
Kryesore

Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur

30 Qershor, 2026 10:06 am
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak
Kronikë

Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak

30 Qershor, 2026 9:55 am
VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës

30 Qershor, 2026 8:39 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të martë

30 Qershor, 2026 7:52 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Qershor, 2026 7:50 am
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Para
Ndahet nga jeta rapsodi i njohur kosovar

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur kosovar

Ministria e Drejtësisë kërkon largimin e një kryetari gjykate

Ministria e Drejtësisë kërkon largimin e një kryetari gjykate

Qeveria ruse e ashpër me Kryeministrin Rama: Po provokon përplasje etnike në Ballkan

Qeveria ruse e ashpër me Kryeministrin Rama: Po provokon përplasje etnike në Ballkan
















TE FUNDIT

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS

Balla-PD: Protesta ju mposhti ju, por jo PS
30 Qershor, 2026

Taulant Balla u ktheu përgjigje deputetëve të PD për deklaratat e tyre lidhur me protestën që mbahet prej një muaji...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë...

Lexo më shumë

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën

5 kërkesat e protestuesve për qeverinë, Bardhit i refuzohet interpelanca me Ramën
30 Qershor, 2026

Kryeparlamentari Niko Peleshi refuzoi kërkesën për inteperlancë urgjente të Gazment Bardhit me kryeministrin Rama për 5 kërkesat e paraqitura prej...

Lexo më shumë

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin
30 Qershor, 2026

Në një prononcim për mediat, deputetja e PS Elisa Spiropali tha se po punon për draftin për Shqipërinë e re....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}