Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesionistë nuk ka se i fusin në burg, puna i jepet vrasësve

2020/01/15 at 8:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Profesionistë nuk ka se i fusin në burg, puna i jepet vrasësve

Aldo Baxhaku – Pavarësisht referencës kryeministrore që ka ky shkrim ai nuk është për qeverinë e as për partitë. Është një marrëzi që ka përfshirë ndërgjegjen kolektive të shoqërisë sonë prej vitesh tashmë. Ajo është bërë histerike dhe nuk ka më standarde, vlera, ndëshkime, vlerësime, përgjegjësi dhe as kuptim.


Çfarë nuk kemi parë e dëgjuar ditët e para të këtij viti por ajo që i vuri vulën ishte lirimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm me motivacionin e sjelljes së mirë dhe për më tepër që kishte siguruar edhe një kontratë pune sipas të cilës do të paguhej 350 mijë lekë në muaj.

Do të isha shumë dakord nëse argumenti mbrojtës i këtij skandali do të ishte në terma ekonomikë. Domethënë kështu vendosi tregu. Personalisht jam shumë dakord dhe mendoj se tregu i lirë është rregullatori më i mirë i një shoqërie. Po ky është një realitet i një bote tjetër dhe jo në Shqipëri ku tregu është çfarëdolloj gjëje përveç se i lirë. Këtu ku klientelizmi me tenderat dekurajon dita ditës çdo biznes dhe ku vjedhja me PPP i ka bërë hajdutët të mëshirohen kur i kapin. Pra ky nuk është një vendim racional tregu por një goditje e radhës për ata që vërtet punojnë në këtë vend. Ata që nuk cilësohen se sillen mirë. Ata që çdo ditë shkojnë në punë pavarësisht se paguhen pak. Ata që presin e ngjeshen në urban edhe pse çmimi iu është rritur. Ata që paguajnë taksat rregullisht dhe kur ato rriten fshehurazi. Ata që nuk kënaqen kurrë me arritjet e tyre dhe përpiqen çdo ditë për të rritur eksperiencën dhe njohuritë pavarësisht se në fund mbeten pa punë sepse i thonë që vendi është zënë. Të gjithë këta nuk sillen mirë ata madje mund të përfundojnë në burg.

Ndër bëmat e tjera të histerisë kolektive janë dhe arrestimet dhe burgosjet me trumbetime të zyrtarëve dhe profesionistëve, për të qenë konkret po përmend dy arkitektët në aksionin e fundit në Tiranë. Këta arrestohen me bujë të madhe dhe për veprimet e tyre nuk mban përgjegjësi njeri. Pafytyrësia e përgjigjes “veprime individuale” është një nga ato toksina që e kanë helmuar këtë vend duke e mpirë totalisht ndaj skandaleve që e rrethojnë. Po pse ore këta zyrtarët e paaftë dhe arkitektët kriminelë kush i mori në punë? Këta vendosën që të zgjohen një mëngjes dhe të bëjnë sipas qejfit, të sigurt se nuk i ndëshkon ligji? Për nga natyra e punës së tyre ata duhet të jenë profesionistë të pozicionit ku punojnë. Në qofshin emëruar aty si shumë të mirë kur në fakt janë zero atëherë emëruesi ka qenë qorr e shurdh. Por dhe kjo nuk qëndron sepse një i paaftë e tregon shpejt fytyrën e tij. Këtu po burgosen profesionistë dhe të vetmit profesionistë që nuk burgosen janë vrasësit.

Ata janë të një niveli shumë të lartë. Vritet prokurori, gjykatësi, avokati, polici, punëtori, biznesmeni dhe e vetmja gjë që kapet është makina e djegur. Vrasja nuk dënohet madje ajo pas disa kohësh edhe mund të rehabilitohet.

Ky nuk është problem qeverie e as partie. Ky është tregues se varfëria na ka bërë shumicën prej nesh të angazhohemi gjatë gjithë kohës për të mbajtur frymën gjallë e për të qenë sa më të mirë në punë dhe nuk na lë kohë të vështrojmë vërdallë për të kuptuar se atë që kemi të përbashkët e ka marrë lumi. Dinjiteti humb kur dija dhe vlera fshihen para injorancës dhe hajdutllëkut.

Buxheti për arsimin sa vjen e ulet, niveli i arsimit të mesën është në pikatë siç tregoi edhe vlerësimi i PISA-s, kërkimi shkencor në arsimin e lartë është në nivelin më të ulët në rajon. Shkurt, cilësia e hapësirës për dije dhe për reflektim është rrënuar, është lënë si ato sektorët e teknologjisë që janë jashtë kohe dhe së shpejti do ti vijë koha që do të zhduken dhe në godinat e tyre do të instalohen sipërmarrje të reja. Në Shqipërinë tonë këto të fundit janë mbjellje kanabisi, trafik droge, fotografim dhe regji për liderët dhe një skizofreni tifozllëku partiak.

Sjellja e paturpë nuk të bën superhero e as hero të rëndomtë. Ata janë simbol i shpresës se drejtësia do të vijë dhe se të gjithë do të ndihemi të vlerësuar prej peshës që ajo do të na japë. Këto janë ëndrra, ëndrra që mbijnë në një vend ku ka vakum vlerash e të bërë pis nga arroganca. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Para
U ndanë një muaj më parë, çifti i njohur rikthehen bashkë

U ndanë një muaj më parë, çifti i njohur rikthehen bashkë

Rama-qytetarëve: Mos shikoni televizor, nuk flemë pa mbuluar me strehë…

Kryemadhi: Sistemi zgjedhor të vendoset me referendum

Greqia me Presidente femër për herë të parë në histori

Greqia me Presidente femër për herë të parë në histori
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Dhjetor, 2025

DASHI Është një ditë rikuperimi! Një energji e bukur po kthehet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: dikush...

Lexo më shumë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com