Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Proda takon homologun italian: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve, kundër krimit të organizuar

2025/02/22 at 10:06 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Proda takon homologun italian: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve, kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali.

Proda u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani.

Të dy drejtorët vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet operacionale, veçanërisht në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Prefekti Pisani vlerësoi përpjekjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe arrestimin e personave të kërkuar nga autoritetet italiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar grupet kriminale dhe elementët e radikalizuar që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor ishte një tjetër temë e diskutimit mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në Takimin e Pestë të Tavolinës Teknike Itali-Shqipëri, ku së bashku me Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin Qendror të Policisë Kriminale Italiane, Prefektin Raffaele Grassi, dhe drejtuesit më të lartë të policisë së të dy vendeve, diskutuan në mënyrë të detajuar mbi sfidat dhe strategjitë për rritjen e sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi një takim edhe me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri. Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e autoriteteve italiane dhe projektit EU4FAST WB.

Ju sugjerojmë

Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut
Politikë

Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut

8 Maj, 2025 6:37 pm
Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE
Kryesore

Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE

8 Maj, 2025 6:31 pm
Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri
Bota

Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

8 Maj, 2025 6:13 pm
Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore
Rajoni

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore

8 Maj, 2025 5:56 pm
Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
Aktualitet

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

8 Maj, 2025 5:33 pm
Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
Politikë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025 5:23 pm
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Bota

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj, 2025 5:03 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

8 Maj, 2025 5:02 pm
Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
Aktualitet

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes

8 Maj, 2025 4:59 pm
VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Bota

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

8 Maj, 2025 4:55 pm
Para
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Pa SHBA-në Evropa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë

Pa SHBA-në Evropa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë

I dënuar me 21 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale

TE FUNDIT

Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut

Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut
8 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE

Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE
8 Maj, 2025

Kryetari i PS, Edi Rama ka përmbyllur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri
8 Maj, 2025

Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa...

Lexo më shumë

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore
8 Maj, 2025

Kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com