Ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të marr trajtim mjekësor edhe jashtë ambienteve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sa herë të jetë e nevojshme. Ky është vendimi i GJKKO, pas kërkesës së Kokës për një masë më të butë sigurie.
Sipas “News24”, ish-ministrit është në fuqi edhe një masë tjetër arrest me burg për inceneratorin e Fierit.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste të tjera, ku për 10 prej tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’ dhe një në ‘arrest shtëpie’, ka ngarkuar ndaj Kokës dhe Bllakos akuza të reja shtesë për inceneratorin e Fierit./ Opinion.al