Kronikë

Operacioni në Fier, SPAK: U sekuestruan 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 25/11/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier.

Në një  deklaratë për mediat SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë me vlerë 40 milionë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 lap topë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

Shtetasit ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”:

1. Viktor Cervanaku
2. Zenel Cervanaku
3. Denilson Cervanaku
4. Enxhi Ferhati
5. Nikolin Gjolena
6. Klajdi Vrioni (Kodra)
7. Julian Malaj
8. Redion Meshi
9. Bledar Matoshi
10. Marildo Rona

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë. Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar. Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022. Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore. U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona. 10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle. Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro”, tha Prokurori i çështjes.

Pas