Këto kohë shtëpia e Princ Harry dhe dukeshës Meghan në Frogmore është mbushur me vizita nga miqtë, të cilët kanë vizituar të voglin Archie.
Të fundit që mësohet se e kanë vizituar janë çifti i njohur i showbizit, Nick Jonas dhe Priyanka. Ata kanë qenë në Britani fundjavën që lamë pas.
Burime pranë çiftit mbretëror u shprehën: “Ato mendojnë se vogëlushi Archie është i mrekullueshëm dhe Meghan po e shijon jetën e saj të re”. Sipas “Cosmopolitan” çifti i ‘Hollywood’ i ka blerë Archie-t një dhuratë nga ‘Tiffany&Co’.
Bëhet fjalë për një lodër për të fryrë topa që kushton 250 dollarë. Djali i dukeshës dhe Princ Harryt ka ardhur në jetë në fillim të këtij muaji./Opinion.al/