Një 39-vjeçar, menaxher i një lokali në Tiranë, është proceduar penalisht pasi prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, si dhe kundërshtoi për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Si rrjedhojë nisi hetimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin F. M., 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët”, sqaron policia.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin F. M., 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”-njofton policia.