Bashkia e Tiranës dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Në Petrelë dhe në Kombinat janë prishur disa ndërtime.
Në fshatin Dias të Petrelës u shemb një banesë njëkatëshe pa leje, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër.
Në Njësinë 6, ne rrugën “Besim Alla” u prish një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës.
Po keshtu, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve ne sheshin Avni Rustemi.
Tv Klan