Një mësuese në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë është plagosur me thikë nga një prind. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj të marte.
Sipas policisë, shtetasja V.P., 49 vjeç është qëlluar me thikë nga një nënë 38 vjeçare me inicialet B.D.
49-vjeçarja është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresorja është arrestuar si dhe është sekuestruar thika nga ana e policisë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia po punon për zbardhjen e tyre./Opinion.al