Fejzi dhe Resmije Zeqaj dy prindërit e 41-vjeçarit të ekzekutuar me 16 Mars në zonën e ish-Bllokut, i kanë dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik ku kërkojnë ndihmën e tyre për zbardhjen e vrasjes.
Ata tregojnë se konfliktet, djali i tyre i ka patur vetëm me ish-gruan dhe njerëzit e saj.
Sipas tyre divorci mes Ajetit dhe Leonorës erdhi për mos përputhje të besimit fetar. Ajet Zeqaj u ekzekutua me silenciator në oborrin e pallatit të banesës së motrës së tij nga një person ende i paidentifikuar