Aktualitet

Prindërit e Sabrina Bengës drejt Gjykatës, kërkojnë kujdestarinë e mbesës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 23/09/21 |
Opi Nion

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar sot në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së mitur.

Mësohet se kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier.

Ditën  që ndodhi ngjarja Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë. Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i revoltuar, nxjerr armën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten.

Eltoni, ishte dircuar nga viktima, Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj.

Pas