Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prezantohet platforma që do të pasqyrojë shpenzimet e qeverisë, Rama: Do të rrisë shkallën e përgjegjësisë së institucioneve

2024/12/13 at 12:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prezantohet platforma që do të pasqyrojë shpenzimet e qeverisë, Rama: Do të rrisë shkallën e përgjegjësisë së institucioneve

Shqipëria tashmë do të ketë një platformë ku do të pasqyrohen në kohë reale të gjitha shpenzimet e qeverisë dhe institucioneve vendore, si dhe ku çdo qytetar apo gazetar do të ketë mundësinë të marrë informacionin e kërkuar për çdo institucion.


Në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kjo platformë lidhet me ecurinë drejt BE-së dhe aspiratën Shqipëria 2030.

“Sot kemi ardhur për të ndarë me publikun një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe një hap që lidhet me angazhimet e marra nga Shqipëria në kuadrin e planit të ri të rritjes së BE. Bëhet fjalë për një platformë të re, për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Është një platformë e cila padiskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës dhe është një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit. Për të gjitha mediat. Besoj që është një platformë e cila ka edhe vlerë të vetën të veçantë kur fluksi i të pavërtetave, gjysmë të vërtetave, fluksi i dizinformimit të qëllimshëm apo paqëllimshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim. Kjo është një platformë që do t’u mundësojë të gjithë të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare, që do të thotë të dinë në kohë reale se sa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen. Është një platformë që do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë së vetë institucioneve vendore dhe pushteti ekzekutiv sepse përballja dhe ekspozimi do të jetë shumë i lartë, që do të thotë edhe nevoja për të performuar në kohë reale shumë më mirë do të jetë e vetëvetijshme”.

Rama theksoi se administrata duhet të mësohet tashmë me kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave në një kohë sa më të shpejtë.

“Tjetra që është risi dhe sfidë është përditësimi i saj në kohë reale. Duke marrë parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar dhe që edhe pse janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim prapë administrata nuk e ka instiktin e shpejtësisë në këtë aspekt, kjo do të jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri që hap pas hapi ne do t’ja dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë”.

Në këtë platformë, qytetari apo gazetari që do të adresojë një kërkesë për informim, do të ketë mundësi që të ndjekë në kohë reale ecurinë e përpunimit për kthimin e përgjigjet nga institucioni.

“Tjetra që është risi e rëndësishme e platformës është interaktiviteti. Nëse deri sot një qytetar apo një përfaqësues i medias i drejtohet një institucioni dhe nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohet komisionerit, komisioneri i drejtohet institucionit, në 70% të rasteve përgjigjia jepet në sekondë. Që do të thotë bëhet fjalë për vonesa tërësisht të palidhura me asnjë qëllim,, por të lidhura me nënvlerësimin apo me mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale, në afat. Ndërkohë që 30% tjetër i mospërgjigjes është pak më kompleks. Me platformën, çdonjëri do të mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës. Platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Kështu vendos përpara përgjegjësisë këdo në atë institucion që është zyra apo personi që duhet të përgjigjet, por nga ana tjetër i jep institucionit pasqyrën e performancës në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarit. Kështu ky element i transparencës do të ndihmojë në rritjen e shkallës së përgjegjësisë dhe ndjenjës së detyrimit për t’u përgjigjur”, theksoi kreu i qeverisë.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kronikë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë

2 Shkurt, 2026 12:49 pm
Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

2 Shkurt, 2026 11:46 am
Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
Kryesore

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

2 Shkurt, 2026 10:52 am
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Para
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn takohet me kreun e KQZ, Celibashin: Të kemi zgjedhje të drejta dhe transparente

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn takohet me kreun e KQZ, Celibashin: Të kemi zgjedhje të drejta dhe transparente

Shkodër/ Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik i Draçinit, një pjesë e qytetit pa energji

Shkodër/ Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik i Draçinit, një pjesë e qytetit pa energji

Përfundon dhe vazo e dytë, Serbia “peshkon” Anglinë

Përfundon dhe vazo e dytë, Serbia “peshkon” Anglinë
















TE FUNDIT

Vlorë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi në gjendje të rëndë

Auto-Skicë
2 Shkurt, 2026

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
2 Shkurt, 2026

Është zbardhur dëshmia e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili ndodhej rastësisht në një berberhane në momentin kur mbrëmjen...

Lexo më shumë

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
2 Shkurt, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që...

Lexo më shumë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com